“Icha” është një vajzë shumë moderne
Seriali indian “Uttaran” ka fituar vëmendje shumë të madhe nga audienca shqiptare, shkruan rtv21.
Ngjarja, aktrimi, veshjet janë këto disa nga veçoritë që e kanë bërë këtë serial që të ketë shikueshmëri shumë të madhe. E nëse ndalemi te aktorët “Icha” është një ndër personazhet që e ka pasur gjithë vëmendjen dhe seriali është njohur më shumë me emrin e saj.
Tina Dutta apo siç njihet me rolin e saj “Icha” e cila tani është në moshën 30 vjeçare në jetën e përditshme është krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë e kemi parë në serial me veshje tradicionale indiane.













