Ditën e enjte disa huliganë kanë hyrë dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë dhe kanë sulmuar disa deputetë shqiptarë dhe maqedonas.
Në mesin e atyre që ka pësuar lëndime është edhe lideri i Lëvizjes Reformatore të Partisë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela.
Destan Halitin, kryeshefi i repartit kirurgjik dhe neurokirurgjik, shprehet se gjendja e deputetit shqiptar të Parlamentit të Maqedonisë është e qëndrueshme, njofton Telegrafi.
“Gjendja e pacientit Sela është stabile. Ai është duke u trajtuar në repartin neurologjik dhe neurokirurgjik në spital. Është në vetëdije dhe trajtohet vetem me terapi dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Do ta mbajmë në trajtim për disa ditë”, tha Destan Haliti.










