Në fshatrat serbe mungojnë gratë e reja dhe dhjetëra fshatra po “vdesin” shpejt. Rreth 370 fshatra në vend nuk kanë parë lindje gjatë dekadës së fundit. Në përgjithësi, popullsia e Serbisë është ndër më të vjetrat në Europë, ku 17.4 për qind e 7.2 milion njerëzve të saj janë mbi 65 vjeç.
Burrat e rinj zakonisht qëndrojnë në pronën e familjes, kjo për t’u kujdesur për fermën dhe anëtarët e moshuar. Me kaq pak gra rreth, është e vështirë që shumë prej tyre të gjejnë një partnere.
Por kjo kërkesë ka krijuar një treg për partneret. Ata i gjejnë nuset në Shqipërinë, ku fshatrat po shpopullohen me shpejtësi, por që në Shqipëri meshkujt kryesisht tentojnë të ikin jashtë shtetit, ku kërkojnë të punojnë dhe gratë e reja qëndrojnë në shtëpi.
Gazetarja Sanja Knezevic tregon për “Vice” takim me Verën, ajo që bashkon çiftet. Ja si e përshkruan ajo takim me ndërmjetësen: Kam takuar Verën në Shqipëri në vitin 2010, pasi lexova për këto martesa të rregullta në fshatrat e shpërngulura në Serbinë jugore në një gazetë lokale.
Knezevic, tregon se Vera paguhet 2.200 dollarë për shërbimet e saja, që do të thotë se shumë nga klientët e saj duhet të shesin një pjesë të tokës, lopë apo pajisje për të blerë nuse.
Milovani, një fermer 44 vjeçar jeton me nënën e tij dhe siç rrëfen gazetarja, “Milovani nuk donte tu plakte vetëm dhe pa pasur fëmijë”.
Vera solli Milovanin në Shqipëri për tu takuar me Evën, e cila ishte vetëm 22-vjeç. Eva në takim ishte me nënën, gjyshen dhe vëllain e saj. Ata hynë menjëherë në negociata për martesën potenciale. Familja e Evës donte të ishte e sigurt se sa tokë dhe para kishte Milovanin, ndërkohë që shqetësimi i vetëm i Milovanit, nëse 22-vjeçarja ishte në gjendje për të bërë fëmijë.
Në moshën 22-vjeçare, Eva i frikësohesh idesë se duhet të kalojë jetën larg familjes së saj. Ajo la gjithçka që kishte, e për t’u martuar me një burrë dy herë më të madh se sa mosha e saj. Ajo kishte frikë për të shkuar në një vend ku nuk e njihte asnjeri apo edhe që nuk fliste gjuhën e tyre.
Gjyshja e Evës, që kishte fjalën e fundit për negociatat, vendosi për “po”-“po”. Milovani kishte paguar 115 dollarë tek familja e Evës dhe u largua për të blerë disa bizhuteri dhe rroba të arta për të fejuarën e tij. Ai u kthye tre javë më vonë pasi Eva kishte marrë pasaportën dhe për ta çuar nusen, në shtëpinë e saj të re në Serbi.
Në fund të artikullit, gazetarja përveç se habitet por dhe ajo që e mahnit atë, “është sesi gjithë ndryshimet tradito-kulturore dhe stigma e papajtueshmërisë mes serbëve dhe shqiptarëve janë një hiç në zonat rurale serbe dhe shqiptare, ku dëshira për të krijuar familje është më e fortë se gjithçka tjetër, përtej fesë, krahinës dhe konfliktit për pavarësinë e Kosovës”.
“Por me të vërtetë, gjëja më e mrekullueshme që mësova gjatë kësaj serie ishte se sa universale është lufta për të gjetur dashurinë dhe për të filluar një familje”,-e mbyll reportazhin Sanja Knezevic por që ndoshta në këto momente një tjetër “Eva” po shitet nga familjet Shqiptare, që vajzat e tyre po i shesin si të jenë në treg të gjësë së gjallë. A duhet një debat kombëtar për të ndaluar këtë fenomen…











