Pas anulimit të takimit me Presidentin e Meksikës, Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur se do të kërkojë që Meksika të paguajë një taksë 20% mbi importet si pagesë për ndërtimin e murit mes dy shteteve, njoftoi Shtëpia e Bardhë këtë të enjte.
Sipas Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë të SHBA, eksportet e Meksikës në SHBA në vitin 2015 janë vlerësuar në 316.400.000.000 dollarë.
Sekretari për mediat në Shtëpinë e Bardhë Sean Spicer tha se duke bërë një gjë të tillë, SHBA-të mund të sigurojnë 10 miliardë dollarë në vit, çka do të mundësonte pagesën e murin vetëm me anë të këtij mekanizmi.