Jahti pësoi defekt në motor, roja bregdetare shpëton 8 serbë gjatë natës në Vlorë

Rojat bregdetare shqiptare në Vlorë kanë bërë të mundur shpëtimin e 8 personave me shtetësi serbe gjatë natës së djeshme të cilët po udhëtonin me jaht.

Rojet bregdetare shqiptare në Vlorë kanë bërë të mundur shpëtimin e 8 personave me shtetësi serbe të cilët po udhëtonin me jaht gjatë natës së djeshme.

Gazetari i Report tv Armand Xhelili raporton se jahti me të cilin ata udhëtonin ka pësuar një defekt në motor. Ata kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit me flamur italian i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit, pranë Lagunës së Karavastasë duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Për këtë operacion shpëtimi u angazhua angazhuar anija e gatshme Sazan P- 116 “Bora” e ndërsa është komunikuar edhe me kapiterinë e porteve dhe policinë kufitare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu