Khabib Nurmagomedov nuk ka talent vetëm në ring. Kampioni i botës në kategorinë e tij në MMA, ka realizuar një eurogol në një ndeshje mes miqsh. “Luftëtari” 32-vjeçar nga Dagestani, goditi fluturimthi me të majtën një top nga shumë larg. Goditje dhe kalibrim perfekt, dhe topi në trekëndëshin e portës kundërshtare.
“Unë jam Zlatan Ibrahimovic, a jeni dakord?“, shkroi pas golit Khabib në “Instagram”, duke i bërë tagg yllit suedez të Milanit.
VIDEO
Khabib Nurmagomedov shows his football skills. What a goal 🚀🥅 pic.twitter.com/BsukqnD1Uf
— Onyx (@ionyx01) January 11, 2021









