“Jam treguar shumë e pastër” Efi nuk e lëshon nga goja emrin e Luizit

Efi është banorja e cila përfitoi më së shumti nga publiku krahasuar me banorët e tjerë që ishin eleminuar. Kjo pasi ajo është nominuar nga Dea e cila kishte kutinë e pandorës dhe vendosi që të nominim Kiaren, Luizin dhe Efin ndërsa Efi ishte ajo që u eleminua ndersa u kthye pas dy muajsh prape ne loje.

Efi ka folur me banorët e shtëpisë, ku ka sqaruar edhe njëherë tjetër situatën e saj me Luizin dhe Kiaren. Ajo tha se nuk është treguar si e lenduar kurrë, thjesht është gjendur në atë lloj situate. Efi u shpreh se është përpjekur të mirëkuptojë Luizin pasi ai nuk ka asnjë informacion.

Gjithashtu edhe Kiarën e cila mund të jetë mërzitur me komentet jashtë, por ka harruar veten. Qetsori i tha se ajo ka bërë gabim duke u shprehur në atë formë për Luizin në dhomën e rrëfimit dhe se kjo gjë mund ta penalizojë. Efi tha se ka qënë një moment në nerva e sipër e se kushdo në një moment të tillë, mund të shprehej në atë formë.

Ajo tha se është treguar e pastër me Kiarën dhe Luizin, duke u përpjekur t’i kuptojë gjithë kohën, ndërkohë që ata nuk e llogarisin fare miqësinë me të. Ajo tha se nuk mendon fare se do ta penalizoje kjo gje por ne publik ka humbur mjaft pike ku ka humbur edhe disa mije followers.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu