Muaji i parë i vitit njihet si muaji i vendimeve, e për disa të tjerë edhe si muaji më i gjatë i vitit. Sipas studimit të fundit, shumë njerëz cilët marrin vendime në janar, heqin dorë nga to, ndërsa koha më e mirë për të bërë ndryshime është në pranverë.
Në të vërtetë, pranvera me vete sjell edhe humor më të mirë, për dallim nga janari i ftohtë dhe depresiv.
‘Ndoshta duhet të harrojmë që janari është koha më e mirë për marrje të vendimeve. Ndoshta ky është muaji më i vështirë për ndryshime’, ka thënë dr. Bono, psikolog në Universitetin e Washingtonit në St. Louis, duke shtuar që koha e ftohtë vështirëson arritjen e qëllimeve të dëshiruara.
Bono njëkohësisht konsideron që ‘rënia’ e humorit e cila vjen pas festave nuk është assesi zgjedhje e mirë për ndryshime. Kjo mund të thotë më pak motivim për vendime të reja.
Ai ka sqaruar se madje edhe ata të cilët jetojnë në kushte më të ngrohta klimatike kanë probleme me marrjen e vendimeve, sepse dimrit ditët janë më të shkurtra.
Shpesh nënvlerësojmë sa mund të ndikojë te ne drita e diellit. Ditët e para të janarit janë ditët më të shkurtra të vitit. E dimë që drita e diellit kur hyn në sistemin e shikimit aktivizon rrathët e neuroneve të cilat janë të lidhura me gjendje të shumta psikologjike.
‘Disa njerëz dalin nga shtëpia nëpër errësirë kur shkojnë në punë, ndërsa në shtëpi sërish kthehen nga puna nëpër errësirë. Kufizimi i dritës së diellit mund të ndikojnë në mirëqenien tonë të përgjithshme edhe në nivel energjie. Vetëm kujtoni të gjitha ato që veprojnë kundër jush në atë kohë të vitit. Nuk ka asgjë të keqe të prisni disa muaj kur rrethanat të jenë më të mira dhe më të përshtatshme për të marrë vendime’, përfundon Bono.










