Janë ndjerë dy tërmete në Maqedoni, sizmologët me detaje

Një tërmet me intensitet III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS) është ndjerë mbrëmë në orën 23:10 në Manastir, Ohër dhe vendet përreth, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Republikën fqinje të Shqipërisë, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale sipas Rihterit ML 3.7.

Më herët, në orën 19:50, është ndjerë edhe një tjetër tërmet në Ohër dhe rrethinë, me intensitet III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Greqi, rreth 100 kilometra në juglindje të Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu