Janë zyrtarisht të fejuar, ky është çifti më i ri i showbizit

Aktorja e njohur, Shailene Woodley pranoi se është fejuar me lojtarin Aaron Charles Rodgers të Green Bay Packers, në Ligën Amerikane të Futbollit. Në një intervistë për “The Tonight Show Starring Jimmy”, 29-vjeçarja u shpreh me humor se kurrë nuk e kishte menduar që ishte rritur për t’u martuar me dikë që fiton para duke hedhur topin në fushë.

Po, jemi të fejuar. Por për ne nuk është lajm i ri. Të gjithë po çmenden pas këtij lajmi, ndërkohë që ne jemi të tipit: po, kemi ca kohë”, tha ajo.

Dyshja është njohur gjatë kohës së karantinës, por për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë, aktorja ende nuk e ka parë Aaron të luajë në fushë.

Nuk e kam parë ende të luajë në fushë, sepse stadiumet kanë qenë mbyllur”, tha u shpreh Woodeley, teksa shtoi se asnjëherë më parë nuk kishte parë një ndeshje sportive, pasi sportet nuk janë në fokusin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu