Janeva dhe Fatimja ose do të bëhen heroina, ose do turpërohen

E mira para se të vie i ka shenjat

Nuk më duket hair, hair për të parë dhe prej kësaj qeverie të re, siç thotë populli, e mira para se të vie i ka shenjat e veta, por edhe e keqja para se të vie i ka shenjat e veta të së keqes. Dorën në zemër, pas eliminimit të klanit dhe bandës së rrezikshme gruevskiane, pa hamendje do jemi më mirë, po jo aq sa mendojmë ne. Puna më e vështirë e kësaj qeverie është largimi i së shëmtuarës dhe së keqes nga pushteti i mëparshëm VMRO-BDI. E keqja e këtij shteti krahasohet me sëmundje të rënda kancerogjene. Këtë e dinë shumë mirë dhe mjekët, politikanët tanë të nderuar Sela dhe Taravari se sëmundjet vijnë menjëherë, befasisht me shpejtësi vetëtime, kurse shërohen e largohen me shpejtësinë e ngadalshme të breshkave. Shpejtësia e ngadalshme e qeverisë së re do mbetet BDI-ja, për shkak se, në njërën anë, për t’u mbrojtur nga Prokuroria do përkrahē VMRO-në, në anën tjetër, do t’i lë anësh e do përkulet para kërkesave politike shqiptare para LSDM-së. Zaevi, Ahmetin, politikisht do ta mbante peng hipotekash për të humbur gjurmët skandaloze korruptive.

Kështu që e gjithë politika katërvjeçare do merret me Prokurorinë Speciale, e shumë pak me punët e dobishme shoqërore. Tani e tutje nyja, çelësi, qendra kryesore e këtij shteti të brishtë do jetë Prokuroria Speciale. Janeva dhe Fatimja ose do të bëhen heroina, ose do turpërohen para popullatës së Maqedonisë.

Sulejman Mehazi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu