Sot në Universitetin e Tetovës është mbajtur debat për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja, Vesna Janevska.
Pas debatit për ligjin, Janevska pati një përplasje verbale me gazetarët për shkak të gjuhës shqipe, gjegjësisht kërkesës së saj që çdo gjë të përkthehet në gjuhën maqedonase.
Gazetarët kërkuan që ministrja Janevska të ketë përkthyesin e saj, ndërsa ajo u përgjigj që gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase.
“Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. Unë ndodhem në Tetovë ku flitet gjuha shqipe. Unë nuk duhet të kem përkthyes, ju duhet ta dini gjuhën maqedonase. Unë pak kuptoj, por për të mos gabuar në përkthim, iu lutem që të më përktheni në mënyrën më të kulturuar”, tha mes tjerash Janevska.










