Januzaj akoma edhe më afër klubit italian

Adnan Januzaj është drejt transferimit të klubi i Romës. Dëmtimit i një prej lojtarëve kryesorë në mesfushë, detyron romakët të kryejnë një transferim për të mbyllur sadopak hapësirën e lënë bosh nga Zaniolo, shkruan Albeu.com.

Në dëshirat e klubit italian ishte edhe Xherdan Shaqiri, por Liverpool dhe trajneri Jurgen Klopp u treguan të prerë, “Shaqiri nuk shitet”.

Sipas medias italiane “Corriera dello Sport” lojtari i kombëtares belge dhe Real Sociedatit dita ditës mund të përfundojë në kryeqytetin italian.

Mediat italiane raportojnë se interes për ish-futbollistin e United ka shfaqur edhe Milani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu