“Jasir Asani rreziku kryesor për Serbinë, fitojmë 2-1”, Progni flet për ndeshjen e madhe Shqipëri – Serbi

Shqipëria dhe Serbia luajnë nesër ndeshjen e shumë pritur në Air Albania të Tiranës.Kombëtarja shqiptare e pret Serbinë në shtëpi me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.

Futbollisti shqiptar, Gerard Progni beson se shanset e Shqipërisë për një fitore ndaj Serbisë janë reale.“Shanset janë reale, por do të jetë një ndeshje e vështirë. Serbia ka lojtarë me përvojë dhe cilësi të lartë, por edhe ne kemi treguar se mund të përballojmë kundërshtarë të fortë. Nëse futemi me qetësi dhe lojë të organizuar, kemi mbi 50% shanse për të dalë me rezultat pozitiv”, ka thënë Progni për GazetaBlic Sport.

Sipas tij, Asani mund të rrezikojë më së shumti Serbinë, kurse Asllani mund të na sjellë qetësi në këtë duel.“Lojtari që mund të rrezikojë më shumë Serbinë është Jasir Asani me shpejtësinë dhe goditjet e tij të papritura nga distanca. Nga ana tjetër, ai që mund të na japë më shumë qetësi është Kristjan Asllani – kur është në ditën e tij, e kontrollon mesfushën dhe ritmin e lojës me shumë inteligjencë” potencoi ai.

Në fund, Progni dha edhe parashikimin e tij për rezultatin e ndeshjes.“Është ndeshje e ngushtë, por besoj se mund të përfundojë 1-1 ose një fitore e ngushtë 2-1 për Shqipërinë, nëse shfrytëzojmë mirë rastet dhe mbrohemi me disiplinë”, përfundoi Progni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu