Zënkat e kunjat mes konkurrentëve të “Për’puthen” edhe pas daljes nga programi nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe plasi keq mes Sindit dhe Jasminës.
Ishte kjo e fundit, e ftuar në një program televiziv që përmendi emrin e Sindit në pyetjen se kush nga vajzat e programit vishej më keq.
Menjëherë pas kësaj nuk ka munguar reagimi i Sindit, e cila përmes rrjeteve sociale ka nxjerrur “Blof” Jasminën duke i publikuar një fotografi ku shihej me fustanin e njëjtë që Jasmina kishte veshur atë ditë, që sipas saj e kishte veshur që në dhjetor.









