Javë magjike për Ronaldon, Salahun dhe Icardin, shënuan nga 4 gola

Ronaldo, Salah dhe Icardi kanë shkëlqyer këtë vikend, duke realizuar nga 4 gola.
Xhiro që po lëmë pas duket se ishte për sulmuesit, në veçanti për Mohamed Salahun, Mauro Icardin dhe Cristiano Ronaldon, të cilët realizuan nga katër gola.

I pari që e arriti ishte Salah i Liverpoolit, duke shënuar poker në fitoren 5-0 kundër Watfordit, në minutat 4’, 43’, 77’ dhe 85’, që e bën atë golashënuesin më të mirë në Evropë, me 28 rrjeta.

Po kaq gola shënoi në Serie A Icardi me fanellën e Interit në fitoren 5-0 kundër Sampdorias, në minutat 30’, 31’. 44’ dhe 51’, që tani numëron 22 gola në Serie A.

Kapakun kësaj fundjave të sulmuesve ia vuri Cristiano Ronaldo, duke realizuar gjithashtu 4 gola në fitoren e Realit prej 6-3 kundër Gironas. Portugezi realizoi në minutat 11’, 47’, 64’ dhe 90’, për të shkuar në 22 finalizime në La Liga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu