Një debat i fortë ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka reaguar publikisht ndaj një komenti provokues nga një tifoz kosovar, shkruan Gazeta Minuti.
Gjithçka nisi pasi një përdorues e etiketoi yllin dardan si “gjysmë-turku”, duke vënë në dyshim përkatësinë dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës. Por reagimi i Muriqit ishte i menjëhershëm dhe mjaft i ashpër, njofotn Gazeta Minuti.
Në një koment të gjatë, ai theksoi se ndonëse ka lidhje me gjuhën dhe kulturën turke për shkak të prejardhjes nga Prizreni, ndjen veten më shumë se kurrë kosovar dhe krenar për fanellën që mban. Ai e cilësoi deklaratën si të papranueshme, duke shtuar se një lojtar që jep gjithçka për kombëtaren nuk meriton të ofendohet në këtë mënyrë.
Muriqi shkoi edhe më tej, duke akuzuar tifozin për mungesë respekti dhe ndjenje kombëtare, ndërsa theksoi se gjithë sakrificat dhe dhimbjet që ka kaluar për futbollin e Kosovës nuk do t’i falë kurrë ndaj atyre që e sulmojnë padrejtësisht.
Reagimi i tij ka nxitur shumë komente dhe debate mes tifozëve, ku shumica kanë dalë në mbështetje të sulmuesit, duke dënuar gjuhën fyese ndaj një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës.
Kjo situatë tregon edhe një herë tensionet që shpesh lindin në rrjetet sociale, por edhe rëndësinë e respektit ndaj sportistëve që përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare.











