“Jemi të gjithë një”, Xhaka poston foton me flamujt e botës, mungon ai i Kosovës (FOTO)

Mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka ka dhënë një mesazh për shpërthimin e pandemisë koronavirus.

Ylli i Basel përmes një postimi në Instagram ka shkruajtuar: “Jemi një të gjithë”, duke i bashkangjitur një foto ku janë flamujt e të gjithë shteteve të botës.

Por Xhaka duket se nuk i ka dhënë shumë rëndësi fotos.

Ai ka vendosur foton ku mungon flamuri i shtetit të Kosovës.

Postimi është bërë një orë më parë dhe deri tani mesfushori luftarak ende nuk ka reflektuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu