Jeni mërzitur nga mushkonjat verës? Mbani përfundimisht larg insektet me këto përbërës

Për fat të keq, kjo është koha e vitit kur ne duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me insektet, sidomos me pleshtat, mizat e zeza dhe mushkonjat që gjenden kudo në lule, apo te kafshët.

Ato mund t’ua shkatërrojnë me të vërtetë ditët pranverore, pasditet në natyrë, apo nëse doni të kaloni fundjavat me familjen.

Ata janë më shumë se vetëm një shqetësim apo një dëmtues që na e bën të pakëndshme ditën, ata mbartin sëmundje, disa prej të cilave janë shumë të rrezikshme dhe madje edhe vdekjeprurëse.

Me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani larg jush dhe familjes këto probleme që mund të shkaktojnë ata, sidomos fëmijëve.

Sekreti qëndron te vajrat esenciale. Merrni me vete një shishe me vaj esencial dhe hidheni në veshjet tuaj herë pas here. Mund të befasoheni nga rezultatet, shkruan Shije.al. Lyeni lëkurën tuaj dhe mbani larg edhe mushkonjat, insektet dhe mizat e zeza.

Është një alternativë e mirë ndaj insekteve të pakëndshme dhe zvogëlon ekspozimin tuaj ndaj elementeve kimikë. Këtë rezultat mund ta arrini me vaj esencial limoni, livandoje, eukalipti etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu