Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor, Jevtiq, ka falënderuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për përkrahjen që i ka dhënë këtij subjekti për të garuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Me unitet dhe respekt, por po ashtu me shumë punë, ne do t’i kalojmë ata që na urrejnë dhe që janë kundër Listës Serbe dhe unitetit tonë”, është shprehur Jevtiq.
“Faleminderit presidentit Vuçiq për mbështetjen dhe gjithçka që ke bërë për jetë më të mirë të serbëve të Kosovës. Fitorja e Listës Serbe dhe unitetit tonë do të jetë “humbje e djallit”., tha ai.









