Jo vetëm eklips, shpërthen vullkani gjigant në Rusi

Ndërkohë që sot pritet të ndodhë eklipsi i plotë i diellit në SHBA, një vullkan i madh ka shpërthyer në Rusi.

Vullkani më i madh euro-aziatik Kluçevskaja, i cili ndodhet në gadishullin rus Kamçatka, ka hedhur hi në lartësi prej gjashtë kilometrash mbi nivelin detar.

Lajmi është bërë i ditur sot nga zyrtarët, sipas të cilëve është dhënë alarmi i portokalltë për aviacionin.

“Hiri është zgjeruar 250 kilometra në veri-perëndim të vullkanit”, theksuan zyrtarët.

Departamenti i Ministrisë ruse për situata emergjente në Kamçatka njoftoi se nuk ka informacione nëse hiri ka rënë në vendbanime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu