Jo vetëm Modric, Inter kërkon edhe dy lojtarë të tjerë të La Liga-s

Në Spanjë janë të bindur se Inter-i do të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës. Synimi i zikaltërve është të ngushtojnë diferencat me Juventus-in, që dominon Serinë A prej tetë vitesh. Sipas “Don Balon”, disa lojtarë të La Liga-s kanë përfunduar në listën e Beppe Marotta-s.

I pari është Luka Modric, ëndrra e ndaluar e klubit milanez, që e ndoqi për një kohë të gjatë kroatin verën e kaluar. Plani i italianëve tani është që të përfshijnë Mauro Icardi-n në operacion për të bindur madrilenët. Argjentinasi është kthyer në skuadër, por pritet të largohet në fundin e sezonit.

Në listën e dëshirave të drejtuesve të Inter-it janë edhe dy lojtarë të tjerë të kampionatit spanjoll. I pari është ai i Santiago Arias, mbrojtësi i djathtë 26-vjeçar i Atletico Madrid, për të cilin interesohet edhe Napoli. I dyti është ai i Djene Dakonam, qendërmbrojtës i Getafe-s, vlera e të cilit, sipas “Transfermarkt”, është 15 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu