Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç u takua të enjten (17 qershor) me Presidentin turk Rexhep Erdogan, për të kërkuar mbështetjen e Turqisë për përpjekjet për të siguruar respektimin e barazisë së të tre grupeve etnike përbërës në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) dhe për reformën e ligjit zgjedhor të vendit.
Plenkoviç fluturoi në qytetin turk të Antalias për të marrë pjesë në një samit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP), që po mbahet nën kryesinë turke.
“Një nga temat ishte BiH. Unë nënvizova se është shumë e rëndësishme për Kroacinë që të tre popujt përbërës në Bosnjë dhe Hercegovinë të jenë të barabartë, veçanërisht kroatët që janë më pak të shumtë”, tha Kryeministri Kroat pas takimit me kreun e shtetit turk.
“Për ne, është gjithashtu e rëndësishme që të arrihet konsensusi mbi reformën e ligjit zgjedhor gjatë procesit të negociatave midis partive politike dhe institucioneve në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në këtë drejtim, unë kërkova mbështetjen e Turqisë”, shtoi Plenkoviç.
“Sigurisht, në kuptimin politik, Turqia ka marrëdhënie më të ngushta me boshnjakët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe së fundmi me udhëheqjen politike të partisë SDA. Prandaj është thelbësore që ne, Turqia dhe Kroacia, në dialog me institucionet miqësore dhe partitë politike që janë afër nesh, të kërkojmë zgjidhje që do të sigurojnë që të gjithë popujt dhe qytetarët e Bosnje dhe Herzegovinës të ndihen të kënaqur”, tha kryeministri i Kroacisë. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga Erdogan.









