Joe Biden zyrtarisht president, “dorëzohet” Trump: Do ketë tranzicion të qetë në 20 janar

Presidenti në largim Donald Trump ka reaguar pas zyrtarizmit të fitores së Joe Biden nga Kongresi. Në një deklaratë, Trump premton transferim “të qetë” të pushtetit tek Biden më 20 janar.

Trump tha se vendimi përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, raporton CNN, përcjell abcnews.al.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më nxjerrin jashtë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 janar,” tha Trump në një deklaratë.

Unë gjithmonë kam thënë që ne do të vazhdonim luf tën tonë për të siguruar që vetëm votat ligjore të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luft ës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të Madhe“, tha Trump.

Certifikimi vjen pasi prot estuesit pro-Trump sul muan godinën Kapitol të SHBA të mërkurën. Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u pezullua për disa orë kur prote stuesit mësynë Kapitolin. Trazirat sollën katër vik tima në SHBA, ngjarje kjo e paregjistruar më parë në historinë e vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu