Johnson, nga shpërfillës i Corona-s në i tmerruar prej saj: Jo zbutje masash

Në fjalimin e tij të parë pas rikuperimit nga COVID-19, kryeministri britanik Boris Johnson tha se i erdhi keq që kishte munguar në ushtrimin e detyrës së tij për kaq shumë kohë.

Ai tha se pandemia është sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar po bën përparim në këtë luftë.

Siç tha ai, ka shenja që Mbretëria e Bashkuar ka arritur kulmin e sëmundjes dhe ka qenë në gjendje të parandalojë që Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të mbingarkohet.

“Kjo është arsyeja pse ne mund të themi se po fillon një përmbysje. Virusi është si një vrasës s. Unë e them këtë nga përvoja personale”, tha Johnson.

Ai gjithashtu tha se ishte shumë herët për të zbutur masat, pasi shpërthimi i dytë i virusit mund të ishte katastrofik.

“Unë po ju kërkoj të kufizoni padurimin tuaj”, tha Johson, duke shtuar se qeveria do të zbuste masat pasi të ishte e sigurt se nuk do të kishte valë të dytë.

Kujtojmë që në fillimet e Pandemisë, Johnson u shfaq sfidues duke shpërfollur masat karantinizuese e mbrojtur tezën e imunitetit kolektiv. Por më pas, kur vërejti valën e përhapjes, e cila gjithashtu infektoi dhe vetë atë, iu nënshtruar asaj që po vepronte e gjithë bota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu