Në orët e para të mëngjesit, këngëtari Joz Marku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në Instagram, duke kërkuar ndjesë për mungesën e komunikimit në mesazhet private.
“Mirëmëngjes. E vlerësoj dhe e çmoj shumë mbështetjen dhe dashurinë tuaj në DM, dhe kërkoj falje që në mungesë të kohës nuk mundem t’ju kthej dhe përgjigjem”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram.
Duke e shoqëruar këtë ndjesë me një ton miqësor dhe të hapur, Jozi shton:
“Sot do mundohem t’ju përgjigjem shumicës prej jush, po ju lej t’më pyesni a thoni ç’të doni ju.”
Ky postim i këngëtarit ka ngjallur kuriozitet, pasi pritet të japë përgjigje sqaruese për disa nga ngjarjet e fundit që lidhen me Loredana Bratin apo deklaratën e bujshme të Ledri Vulës, i cili u shpreh se nuk do të bashkëpunonte me Jozin.