Jurgen Klopp bëhet me dhimbje koke, pasi një tjetër futbollist është dëmtuar. Madje në repartin ku ai ka më pak mundësi zgjedhjeje për momentin.
Joe Gomez, i cili ishte grumbulluar me kombëtaren angleze, është dëmtuar dhe nuk do të jetë nën urdhrat e Southgate për sfidat që “Tre Luanët” do të luajnë në Nations League.
Një lajm i keq për Jurgen Klopp, i cili prej javësh nuk ka në dispozicion as Virgil Van Dijk. Holandezi ka operuar ligamentin dhe do të mungojë të paktën edhe pesë muaj.