Mediat italiane kanë nxituar t’u vendosin notat lojtarëve të Juventusit, pas eliminimit të mbrëmshëm ndaj Portos, në 1/8 finale të Champions-it. “Goal” fundos Cristiano Ronaldon, duke e konsideruar lojtarin më të dobët në fushë. Vetëm Chiesa dhe Arthur shpëtojnë te Juventusi nga kritikat, ndërsa simbolet e portugezëve ishin Pepe dhe Oliveira.
SZCZESNY 5 – E tradhtojnë duart në momentin e vështirësisë më të madhe. Por, duke pasur përpara barrikadën që veproi gabim në goditjen e dënimit, ndoshta e ka më të qetë ndërgjegjen e tij.
CUADRADO 6 – Ai mundohet të shtyjë përpara, në të dy krahët, por lëkundet më pas. Gjithashtu, goditi një traversë.
DEMIRAL 5 – Naiv në rastin e penalltisë, por ngrihet me kalimin e minutave. Sidoqoftë, gabimi serioz mbetet, i peshon rëndë.
BONUCCI 6.5 – Mbi të gjitha ka meritën e krijimit të golit të barazimit. Në minutën e 75-të del i mërzitur nga fusha, i zëvendësuar nga De Ligt.
ALEX SANDRO 5.5 – Ai sulmon me nxitim, por nën flamurin e paqëndrueshmërisë dhe saktësisë në krosime.
RAMSEY 5 – Ritëm i ngadaltë, pak ide. Ai kurrë nuk ndryshoi ritëm dhe, nganjëherë, madje përfundoi duke u keqkuptuar taktikisht me shokët.
ARTHUR 7 – Me të në “dhomën e kontrollit”, Juve është një ekip krejt tjetër. I pastër në ndërtimin e parë të aksioneve, braziliani rrezatoi cilësi.
RABIOT 7 – Shumë punë, por jo lexim i hollë i mundësive të tjera, përveç rrjetës me kokë. Ky moment e ngre disi në vlerësim.
CHIESA 8 – Gjithnjë e më thelbësor për “Zonjën”, ka meritën që e solli përsëri skuadrën bardhezi nga “ferri” në “parajsën” iluzive. Gjithmonë ngulmues dhe rrezik serioz për mbrojtjen kundërshtare.
MORATA 5 – Gjuajti dy herë në portën e argjentinasit të Portos, por pa sukses. Spanjolli tregoi boshllëqe në një nivel të tillë europian.
CRISTIANO RONALDO 4 – Ai e kupton mirë natën zhgënjyese ndaj Portos. Në fakt, në të dyja ndeshjet ndaj bashkatdhetarëve të vet ishte në hije. Vetëm një moment pozitiv për të, ulja e topit për Chiesa, në barazimin 1-1.









