Juventusi merr tre pikë të mëdha ndaj Atalantës

Ka përfunduar ndeshja e parës e javës së 13-të të Serie A në mes të Atalantës dhe Juventusit. Torinezët kanë arritur të triumfojnë në këtë takim me rezultat 1:3, shkruan KosovaPress.

Ishte Higuain i cili arriti të shënoj dy gola, për të përmbysur epërsinë e vendasve, të cilët arritën të shënonin të parët në minutën e 56-të të ndeshjes me anë të Gosens.

Mirëpo kjo nuk ishte e tëra nga Juventusi, të cilët shënuan edhe golin e tretë me anë të Dybalas.

Juventus me këtë fitore mbetet në pozitën e parë me 35 pikë, tani 4 më shumë se Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu