Juventusi ofron 45 milionë per Marcelon?

Juventusi do të ofrojë 45 milionë euro për anësorin e Real Madridit, Marcelon.

Tuttosport shkruan se oferta tashmë ka shkuar në drejtim të Real Madridit dhe është valide për verën që vjen.

Interesimi i brazilianit lidhet ngushtë më miqësinë e tij me Cristiano Ronaldon.

Marcelos i është ofruar pagë prej 12 milionë eurosh në sezon.

Ky do të ishte shpenzim i radhës nga Juve për një lojtar që bëhet 31 vjeçar në maj.

Ky transferim do të financohet nga shitja e Alex Sandros i cili destinacion do të ketë një nga klubet e Ligës Premier.

Marcelo ka qenë në Bernabeu nga viti 2007 dhe kontrata i skadon në vitin 2022.

Deri tani këtë sezon Marcelo ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime në 22 ndeshje konkurruese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu