Ka akoma njerëz të mirë, shefi i fal makinën pasi eci 30km rrugë për në punë (VIDEO)

Një kompani amerikane ia dha një punëtori një veturë të re, pasi eci 30km gjithë natën për të shkuar me kohë në ditën e parë të punës.

Pasi vetura e tij u prish, Walter Carr e bëri rrugën e tij të gjatë në këmbë, për të arritur në punën e tij të re.

Një polic, që e takoi atë gjatë rrugës, u mahnit nga vullneti i tij dhe e mori për të ngrënë mëngjes, transmeton Gazeta Express.

Carr shpejt u bë hit në rrjete sociale, pasi historia e tij u shpërnda me të madhe. Luke Marklin, shefi ekzekutiv i kompanisë, më pas takoi punëtorin e tij të ri.

Pasi biseduan dhe pinë një kafe, Marklin ia dha atij çelësat e veturës së tij Ford Escape. Carr u përgjigj: “Seriozisht?”. Më pas e përqafoi shefin e tij dhe i mori çelësat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu