Ka apo s’ka libra, Ministrja e Arsimit 4 herë e ndërron deklaratën (VIDEO)

Deklaratë 16.09.2025

“Për cilat shkolla dhe qytete bëhet fjalë që nxënësit nuk kanë libra?”, Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Për fat të keq, në të gjithë shkollat dhe në të gjitha qytetet kemi shembuj të këtillë”.

Deklarat 22:09.2025 16:30

“Nuk e pranoj që të mund të thuhet se libra nuk ka”, Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

E njejta ministre, e njejta problematikë, por deklarata krejtësisht të ndryshme në vetëm 6 ditë. Nxënësit po e mbarojnë muajin e parë të vitit të ri shkollor, por ende kanë mungesë të librave, por ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska këmbëngul se libra ka, gjegjësisht sipas deklaratës së saj sot libra ka, por 6 ditë më herët pranoi se ka mungesë librash. Madje ajo përgjegjësinë e lë te shkollat. Thotë se Ministria ka dorëzuar libra aq sa kanë porositur shkollat. Gjithashtu, deklaroi shkollat që kanë problem me mungesë librash, ato do t’i kenë në formate pdf.

“Libra ka. Gjithëçka që kanë kërkuar shkollat është dorëzuar. Për Ministrinë është njejtë se a do të shtyp një million, apo 1 milion e 200 mijë libra, sepse kemi marrëveshje kornizë për shtyp. Nëse kanë problem shkolla të caktuara, mund ta zgjidhin në atë mënyrë që, ne kërkuam nga kompanitë, gjegjësisht shtëpitë botuese që t’i vendosim formatet pdf në web faqet, dhe ne po i vendosim si të tilla librat nëpër shërbimet pedagogjike, nëpër web faqet e tyre”, Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës 22:09.2025.

Ndërsa, herën e kaluar tha se librat që mungojnë do t’i sigurojnë përmes donacioneve.

“Po mundohemi të sigurojmë donacione për pjesën më të madhe të librave, ato që janë më të rëndësishme dhe besoj se këtë do të arrijmë ta bëjmë”, Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës 16.09.2025.

E për librat e dëmtuara, ministrja thotë se çështja se a janë librat në gjendje të mirë apo të keqe, kjo është varur nga Komisioni që i ka pranuar, kështu që kërkon që kjo temë më të mbyllet./Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu