Është një nga këngëtaret më të pasura në industrinë e muzikës botërore, por kjo nuk e ndalon Beyonce të bëjë një jetë më se të zakonshme.
Edhe pse pasuria e saj kap shifra marramendëse, këtë fundjavë ylli i muzikës, e shoqëruar nga vajza e saj, është fotografuar në një dyqan në Los Angeles duke bërë shopping.
Ajo dhe Bleu Ivy u kapën duke blerë rroba mjaft të lira, në një qendër tregtare.
Bukuroshja është prej vitesh aktive në muzikë dhe falë talentit dhe suksesit, ia ka dalë të ndërtojë një pasuri marramendëse.
Megjithatë, Beyonce ka treguar se vazhdon të mbetet një njeri mjaft i thjeshtë.











