Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ndodhen në vizitë pune në Bruksel, ku do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik me Maqedoninë, i cili do të mbahet nesër më 27 shtator në ulëset e NATO-s në Bruksel.
Në mbledhjen e ambasadorëve të Këshillit Veri-Atlantik, ku do të udhëheq sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rouz Gotemeler, do të mbyllet cikli i 17-të i planit për anëtarësim të vendit në NATO, ku do të prezantohen planet dhe aktivitetet e qeverisë në drejtim të përmbushjes së kushteve për anëtarësim në aleancë.
Nga qeveria sot bënë të ditur se në fokus do të jenë proceset reformuese të cilat me intenzitet dhe në kohë zbatohen sipas planit 3-6-9, për kontribimin që Maqedonia ta ruaj dhe përparojë qetësin dhe sigurinë në rajon dhe më gjërë./InfoShqip.com










