Ka rrezik, asteroidi gjigant shqetëson shkencëtarët: Kalon nesër (VIDEO)

Një ateroid gjigant pritet të kalojë nesër pranë tokë duke shqetësuar jo pak shkencëtarët e NASA-s, të cilët e kanë kategorizuar atë si “potencialisht i rrezikshëm”.

Asteroidi “VR12” u zbulua në nëntor të këtij viti dhe ka një diametër 450 metër dhe tani është duke fluturuar në hapësire me një shpejtësi 22 700 kilometra në orë, përcjell Albeu.com.

Në rast se përplaset me tokën, shkencëtarët vlerësojnë se mund të shkaktojë deme kolosale.

Megjithatë, ata nuk shohin ndonjë rrezik të madh për momentin duke marrë parasysh faktin se asteroidi pritet të kalojë në një largësi 1.4 milion kilometër nga toka ose sa tre herë largësia e hënës.

“Ateroidi konsiderohet i rrezikshëm, por nëse nuk ndikohet nga ndonjë forcë tjetër që t’i ndryshojë trajektoren ai do të kalojë paqësisht pa shkaktuar asnjë problem”., shprehet shkencëtarët e NASA-s. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu