Ka sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Jonida Maliqi dhe cilin vend ka zgjedhur për të festuar

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen por e dini se sa vjeç mbush? Jonida mbush plot 38-vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe fansat e saj. Jonida ka zgjedhur ta festojë 38-vjetorin larg Shqipërisë.

Ajo ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se ka udhëtuar drejt Turqisë. Ndërkaq, Jonida ka postuar dhe një foto ku tregon karakteristikat e të lindurve në datën 26 Mars.

“26 Marsi është dita e integritetit. Njerëzit e lindur më 26 Mars kanë pafajësinë dhe spontanitetin e një fëmije.”, shkruhet në foto.

Kujtojmë që Jonida ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi konfirmoi ndarjen me Romeo Veshajn.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu