Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Veseli në lidhje me këtë lajm.
Gjithashtu mediat bëjnë me dije se detaje në lidhje me këtë informacion nuk kanë dhënë as zyrtarë të tjerë apo koleg të zyrës së Veselit.
Ato janë mjaftuar me faktin se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me këtë lajm.










