Kadriu: Ka qytetarë që thonë faleminderit që këtë dimër patëm mjaftueshëm ujë, Bilall Kasami s’mund t’i zgjidh të gjitha problemet për 8 muaj

Kandidatja e Lëvizjes Besa për këshilltare në komunën e Tetovës, Besa Kadriu në “Click 21” tha se problemi me ujin e pijshëm në Tetovë gradualisht do të zgjidhet.

Ajo theksoi se kreu aktual i kësaj komune nuk mund që t’i furnizojë me ujë të gjitha lagjet për 8 muaj.

“Ka shumë lagje që i kanë parashtruar këto si dilema, pse ky problem është ende. Ka shumë raste të tjera në të njëjtën kohë tregojnë gatishmëri, thonë ne jemi shumë të kënaqur, faleminderit që këtë dimër patëm mjaftueshëm ujin në ambientet e shtëpive tona, oponentët politik e shikojnë në prizmin e pesimizmit ta vlerësojnë një çështje. Ky është problem i kamotshëm, nuk mund Bilall Kasami të ua zgjidh për tetë muaj, janë probleme permanente”, tha mes tjerash Kadriu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu