Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të Komisionit Evropian, Peter Stano i cili tha se janë “të shqetësuar” për fillimin e hetimit kundër deputetëve të HDP-së dhe se “Turqia duhet të respektojë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe liritë”.
Zëdhënësi Kalın nga llogaria në Twitter reagoi ndaj Stanos në gjuhën angleze.
“Sikur edhe një herë, ndoshta mund të shqetësoheni për organizatën terroriste PKK e cila ndodhet në listën e BE-së dhe e cila martirizoi në mënyrë të pamëshirshme 13 shtetas turq në Gara. Apo ndoshta kjo ju hapë probleme me lobin e PKK-së?“, deklaroi Kalın.
Kalın iu përgjigj zëdhënësit të KE-së, Stano, i cili nga llogaria e tij në Twitter deklaroi se ishte i shqetësuar nga “presioni në rritje” kundër deputetëve të HDP-së dhe se Turqia “duhet të respektojë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe liritë“-u shpreh ai.









