Kaloi 50 vite duke kërkuar babain biologjik, u shokua kur kuptoi se shoqja e ngushtë ishte motra e saj (VIDEO)

Gruaja e cila ishte rritur në një jetimore, plot 50 vite i ka kaluar duke kërkuar babanë e saj biologjik nga i cili në fund e kuptoi se shoqja e saj e ngushtë nga fëmijëria është në fakt gjysmë-motra e saj.

Cara Jane Farrar Peterson, 52-vjeç nga Scarborow në Yorkshire, ka pranuar se më në fund po ndihet sikur “nuk është vetëm”, dhe këtë koment e ka bërë vetëm pasi e kuptoi se ka lidhje gjaku me Caren Smith, 51-vjeçe, shoqja e saj e pandashme e fëmijërisë, transmeton Telegrafi.

Cara pothuajse për gjysmë shekulli është munduar ta zbulojë identitetin e babait të saj, pasi që nëna Linda që ishte martuar gjashtë herë, është në repartin e shëndetit mental që kur Cara ishte fëmijë.

Michael Farrar, kishte refuzuar të marrë kujdestarinë e Caras dhe motrës së saj Mel, dhe si rezultat i këtij veprimi ato u detyruan të rriten në jetimore.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur Cara në një emision televiziv e kuptoi se Michael i kishte edhe dy fëmijë tjerë, dhe se njëra prej tyre është shoqja e shkollës Caren.

“Ka qenë shumë e vështirë. Gjithmonë jam ndjerë si një shpirt i humbur, dhe tani më në fund ndihem sikur nuk jam vetëm. Ne gjithmonë kemi qenë të pandara, sikur të kishim ditur më parë që jemi motra”, ka deklaruar Cara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu