Deputeti në Parlamentin e Serbisë dhe kryetari i PVD-së në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi sërish i ka përcjell porosi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Fatkeqësisht, Presidenti Vuçiq vazhdon politikat e tij të ofrimit të pozitave personale pa pushtet për ta maskuar politikën e tij autoritare.
Sikurse me disa individa nga opozita në Serbi që i ka dhënë pak pushtet personal për t’u dukur demokratik, të njëjtën po do me bërë edhe me shqiptarët.
Ofrimi i karrotave për individa nuk e fsheh gjendjen aktuale.”, thekson Shaip Kamberi.
Sipas tij, problemi nuk është te përfaqësimi simbolik qeveritar, por te pabarazia shoqërore.
“Mungesën e demokracisë në Serbi nuk e fsheh me imazh qeveritar. Mungesën e barazisë në Serbi nuk e fsheh me imazh multietnik dhe multipartiak qeveritar. Presidenti dhe qeveria e tij po ikin nga përgjegjësitë e tij shtetërore. Z.President mos u fsheh duke tentuar të dukesh demokratik. Politika e imazhit të rremë nuk e fsheh të vërtetën e Serbisë. Edhe me gjetur shqiptarë për qeverinë tënde.
Z.President, në vend të këtyre politikave të joshjes së individëve me pushtet simbolik, pa asnjë rezultat konkret për të mirën e përgjithshme, zbato angazhimet dhe zotimet e shtetit për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Janë marrëveshje që i ka firmosur shteti serb. Nëse jeni për shtet, siç thuani çdo ditë.”, thekson Kamberi.