Kamberi uron Abdixhikun e LDK-në: Më shumë mundësi për Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përgëzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbarëvajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Ai ka uruar Lumir Abdixhikun për marrjen e detyrës së re, teksa ka shtuar se “sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës”.

Postimi i tij i plotë:

Përgëzoj Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbarëvajtjen e Kuvendit të saj për zgjedhjen e kryetarit, me garë të vërtetë, shumësi kandidatësh dhe pranim rezultati. Respekt dy miqve të mi, Lumirit dhe Lutës, për kulturën e tyre demokratike. “​

Urime Lumir për detyrën e re! Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës“- shkruan Kamberi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu