Kandidati i ASH-FE në Strugë, Dalipi: Kjo është përgjegjësi e madhe dhe nder i veçantë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës në Strugë, mjeku i njohur dr. Arsim Dalipi përmes një postimi u është drejtuar banorëve të Strugës se kandidatura e tij nga ana e ASH-së është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i veçantë të kem mundësinë të ofroj vizionin dhe përkushtimin tim për të ardhmen e përbashkët, shkruan Top24

Dalipi po ashtu ka falenderuar leancën për Shqiptarët dhe Frontin Europian për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Ky është një nder i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe, të cilën e marr me zemër të hapur dhe me vendosmëri të palëkundur.

“Të dashur bashkëqytetarë
Me mirënjohje të thellë dhe përulësi, dua t’ju falënderoj për mundësinë dhe besimin që më dhatë për të qenë kandidat për Kryetar të Komunës së Strugës.
Është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i veçantë të kem mundësinë të ofroj vizionin dhe përkushtimin tim për të ardhmen e përbashkët.
Falënderoj Aleancën për Shqiptarët dhe Frontin Europian për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Ky është një nder i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe, të cilën e marr me zemër të hapur dhe me vendosmëri të palëkundur.
Për shumë vite kam pasur nderin dhe kënaqësinë të jem pranë jush si mjek, duke u përkujdesur për shëndetin tuaj me përkushtim, ndershmëri dhe dashuri. Tani, me të njëjtin shpirt shërbimi, jam i gatshëm të punoj për të mirën e përbashkët të qytetit tonë, me një përgjegjësi dhe përkushtim edhe më të madh.
Ju falënderoj nga zemra që më besuat, mbështetët dhe inkurajuat në këtë rrugëtim, që do të bazohet në besim, transparencë, bashkëpunim dhe punë të ndershme.
Struga meriton më shumë! Meriton një qytet ku çdo lagje dhe çdo fshat të ndjehet pjesë e zhvillimit, ku zëri i qytetarit të dëgjohet dhe ku puna e përbashkët sjell rezultate të dukshme e të prekshme.
#MeVizionDheShpresëPërStrugënTonëTëDashurETëÇmuar!
Me respekt Dr. Arsim Dalipi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu