Kandidati për numrin një në klubin e Barcelonës, Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin. Sipas raportimeve të “The Sunday Mirror”, thuhet se nëse 58-vjeçari rizgjedhet president i Barcelonës në janar ai do të dërgojë një ofertë rreth 22 milionë funte për mbrojtësin spanjoll, i cili filloi karrierën e tij në akademinë “La Masia” para se të bashkohej me “Topçinjtë” në vitin 2011. Marrëveshja aktuale e Hector Bellerinit skadon në vitin 2023.









