Kandidati për president të Serbisë: Kam ardhur në Kosovë të ofroj zgjidhje historike

Kandidati për kryetar të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka shprehur hapur qëndrimin e tij, duke thënë se Kosova është pavarësuar që në vitin 1999.

Sanduloviq ka deklaruar se jam një politikan që mbështet pavarësinë e Kosovës dhe që kam ardhur për të ofruar zgjidhjen historike, si shembull për zgjidhje të tjera në Evropë.

“Të qenit tim këtu dëshmon se ju keni përparuar dhe keni merituar një vend në shoqërinë demokratike”, tha Sanduloviq, për RTK.

Ndërkaq, i pyetur se si pranohet ideja e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në Serbi, Sanduloviq theksoi se atje nuk ka hapësirë të deklarohet lirshëm e hapur në mediat serbe.

Kurse lidhur me rezolutën 1244, ku thuhet se Kosova si pjesë e Jugosllavisë, në një kohë që ai shtet ishte zhdukur, nuk ekzistonte më dhe këtë fakt, sipas tij nuk guxon ta thotë askush.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu