Kanë sponsor të përbashkët, edhe Juventusi në garë për Messin

Lionel Messi ka paraqitur kërkesë për largim nga Barcelona derisa vazhdojnë spekulimet se cili mund të jetë klubi i ri. Lionel Messi është në qendër të raportimeve rreth largimit nga Barcelona.

Sulmuesi argjentinas ka paraqitur një faks me të cilin ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta respektojnë vendimin e tij për largim nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Tashmë kanë filluar spekulimet se cila mund të jetë skuadra e re e argjentinasit.

Në rrjete sociale kanë fillaur të publikohen fotomontazhe ku Messi shihet si partner i mundshëm i Cristiano Ronaldos në Juventus.

Mirëpo, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka përjashtuar mundësinë që Messi t’i bashkohet Ronaldos në Juventus.

“Nuk ka shanse”, shkroi ai në Instagram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu