Edhe dje ishte raportuar nga agjencia e lajmeve AP se policia turke ishte që po hidhte gaz lotsjellës në drejtim të rojeve kufitare dhe ushtrisë greke gjatë trazirave në kufi me imigrantët.
Mëngjesin e të shtunës janë vërejtur lëvizje të shtuara të një numri më të madh të trupave të ushtrisë greke që pas provokimeve nga ana turke kanë gropuar edhe hendeqe.
Në kufi duke u përleshur me rojet kufitare dhe ushtarët grekë gjenden një grup gati një qind burrash, derisa familjet janë më në jug në kampe të improvizuar afër vendbanimit të quajtur Kastanjes.
Raportohet se policia turke vazhdimisht nxit provokime dhe nxit imigrantët drejt kufirit dhe për shkak të shtënave të vazhdueshme me gaz lotsjellës janë thirrur edhe njësite të zjarrfikësve për të parandaluar përhapjen e zjarrit të rënë.
Greqia këmbëngul në qëndrimin e vet të mbylljes së kufijve dhe në fuqi është edhe një moratorium në dhënien e azilit.
VIDEO:










