Kaosi i shkaktuar nga tërmeti në Turqi, në spitale 282 fëmijë identiteti i të cilëve nuk dihet

Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale në Turqi ka njoftuar se numri i fëmijëve të identifikuar është 1114 dhe numri i fëmijëve të paidentifikuar është 282.

Janë të regjistruar 1396 fëmijë të cilët janë nxjerrë nga rrënojat pa asnjë person shoqërues dhe 721 fëmijë trajtimi i të cilëve vazhdon në spital. 167 fëmijë janë transferuar në njësitë përkatëse të Ministrisë sonë. 508 fëmijë tanë u janë dorëzuar familjarëve të tyre pas kontrollit të identitetit dhe verifikimit të aplikantëve. Kemi 1114 fëmijë identiteti i të cilëve është identifikuar dhe 282 fëmijë identiteti i të cilëve nuk dihet,” njofton Ministria.

Kujtojmë që kërkimi për gjetjen e personave të gjallë vazhdon ende edhe pse shpresat thuajse janë shuar.

Deri më tani raportohet se për më shumë se 41 mijë viktimave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu