Kaosi në Mal të Zi, Abazoviç: Ishte skenar për destabilizim

Dritan Abazoviçi, zëvendëskryeministër i qeverisë pro-serbe në Mal të Zi, përveç që ka përkrahur shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë, ka shfrytëzuar edhe hapësirat televizive që të sulmojë kundërshtarët e tij politik.

Abazoviçi në emisionin informativ të televizionit malazez ‘Vijesti’, ka komentuar deklaratat e presidentit malazez, Millo Gjukanoviç, i cili tha se helikopteri me të cilin erdhën Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku serb, Porfirije në Podgoricë, i shërben interesave serbo-madhe.

“Nga faktorët e paqes dhe stabilitetit, “DPS” tani është bërë një grup për bashkësinë ndërkombëtare, i cili përveçse shoqërohet me prapavijë kriminale, tani shoqërohet me ekstremizëm me elemente të terrorizmit”, ka deklaruar ai.

“Ata u shfaqën disi si nismëtarët që ishin më shumë në favor të skenarit që supozohej të kishte pasoja fatale. Ishte një përpjekje për të futur Malin e Zi në destabilizim të përhershëm dhe me elementë shpërbërjeje. Të gjithë janë përgjegjës, nëse ka një të tillë në Zyrën e Prokurorit”, ka shtuar tutje ai.

Të njëjtit gjatë ditës i është publikuar fotografia nga Podgorica, ku është parë zv/kryeministri Abazoviq me krerë të Kishës Serbe.

Abazoviq është shqiptari me detyrën më të lartë shtetërore. Ai është zëvendëskryeministër në qeverinë më proserbe të Malit të Zi, në 30 vjetët e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu