Kapet 1.3 ton kokainë me vlerë 39 milionë euro në Francë, grup i përbërë nga trafikantët shqiptarë dhe amerikano-latinë

Gjatë një operacioni në Bordo të Francës janë vënë në pranga 23 persona dhe mes tyre 3 shqiptarë. Bilanci i këtij superaksioni të zhvilluar ditën e diel ishte 1.3 ton kokainë me vlerë 39 milionë euro.

Trafikantët amerikano-latinë ishin siguruesit kryesorë të lëndës narkotike dhe grupet e ndryshme kriminale sillnin në Francë sasi të mëdha droge.

Kokaina ishte fshehur në valixhe dhe në çanta sportive, 1 kg kokainë shitet në vlerën e 30 mijë eurove dhe nga 1.3 ton, trafikantët do të siguronin plot 39 milionë euro.

Televizioni francez “BFM TV” raporton se janë sekuestruar gjithashtu edhe 7 automjete dhe qindra-mijëra euro para të thata.

Trafikantët, sipas hetimeve, ishin të aftë të siguronin qindra kilogramë kokainë për të furnizuar tregjet franceze, italiane, spanjolle, angleze e shteteve të tjera të Europës Perëndimore.

Për të goditur këtë rrjet kriminal, autoritet franceze kanë bashkëpunuar me DEA-n amerikane, autoritet spanjolle dhe ato kolumbiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu